Gazetari gjerman “shuplakë” Ramës: Në Shqipëri nuk mund të flitet për zgjedhje

0
87

Norbert Mappes-Niediek është një gazetar gjerman dhe një njohës i mirë i rajonit tonë.

Ai ka dhënë një intervistë për Radion dhe Televizionin Zviceran (SRF), rrjeti më i madh gjermanishtfolës. Gazetari ka komentuar situatën e tensionuar në Shqipëri në prag të 30 qershorit.

Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Parlamenti ka vendosur se do ketë zgjedhje lokale të dielën që po vjen. Opozita nuk do të marrë pjesë pasi e ka bojkotuar parlamentin që nga shkurti.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se do të bojkotojë tërësisht këto zgjedhje lokale, të cilat janë anuluar nga presidenti. Por qeveria tha se ai nuk kishte të drejtë ta bënte. Në këtë konflikt klasik kushtetues, në fakt duhej të vendoste Gjykata Kushtetuese.

Por ajo nuk mund të vendosë, sepse një numër gjyqtarësh kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk mund të arrihet kuorumi. Tani konflikti pak a shumë do të luftohet ose në rrugë, ose nëpërmjet një ndërmjetësimi të jashtëm.

A është e mundur që të flitet për zgjedhje kur nuk merr pjesë partia më e madhe e opozitës?

Jo me të vërtetë. Në disa zona do ketë vetëm një kandidat. Në të tjera asnjë. Sigurisht mund të pyesim veten se përse duhet të mbahen zgjedhje të tilla. Ekziston një dilemë: partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, ka bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa qeveria po argumenton se nuk do që të shantazhohet.

Kjo politikë e bojkotit nuk është e pazakontë në Shqipëri. Edhe socialistët në pushtet, kur ishin në opozitë, kundërshtonin me këtë mjet. Por është e rëndësishme të kujtojmë se Shqipëria ka një Kushtetutë. Vendi duhet të funksionojë sipas rregullave të vendosura. Dhe nëse zgjedhjet thirren rregullisht, duhet të ndodhin gjithashtu. Nëse një qeveri shantazhohet, ky rregull do të rrëzohet. Deri më tani ajo nuk është shantazhuar, por pas datës së zgjedhjeve, asaj nuk do i mbetet më asgjë.

Kjo mosmarrëveshje në Shqipëri mes dy partive të mëdha ka vazhduar për dekada të tëra. Pse nuk ia ka dalë që të vendosë veten ndonjë parti tjetër pas kaq shumë kohësh?

Kjo ndodh herë pas herë, por nuk ka ndihmuar. E keqja më e madhe në Shqipëri është polarizimi i fortë. Ai ekziston jo vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme. Mbizotëron një mentalitet bardhezi, që kundërshtari ose është gjithmonë thellësisht i keq, kriminel ose i korruptuar. Po ashtu ka një kulturë të dobët kompromisi.

Sa herë që formohet një parti që dëshiron të shpëtojë nga ky konfrontim i madh, ajo tërhiqet ose shqyhet nga polet e forta. Kjo është fizika e këtij sistemi politik, ku gjithmonë bëhet fjalë për pushtetin. Dy partitë kryesore janë pothuajse të padallueshme në programin e tyre, në ideologjinë e tyre dhe në sfondin shoqëror të anëtarëve të tyre. Njëri e quan veten demokrat, tjetri socialist. Por janë kaq të ngjashëm si dy vezë, kjo është një konkurrencë krejt e zbrazët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here