Berisha: Zyrtarët e ndërgjegjshëm do të mbrojnë Kushtetutën!

0
149

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin që një punonjës i administratës ia ka dërguar në celular dhe ku shpreh qendrimin e tij ndaj datës 30 qershor, datës së anuluar të zgjehdjeve vendore. “Lexoni mesazhin e tij, – fton Berisha në Fb. – Zyrtarët e ndërgjegjshëm do të mbrojnë Kushtetutën!”

“Doktor, administratë jam dhe unë, por i shërbej shtetit dhe jo klikës, ndaj nuk votoj në datën 30.

Dal në çdo protestë, sepse të drejtën e protestës ma garanton Kushtetuta. Besoj se në administratë ose jashtë saj, njeriu duhet ta ketë të shëndetshëm raportin me veten dhe të vërtetën.

Ju siguroj se si unë janë me qindra e qindra të tjerë në ministri dhe drejtori qëndrore, që do të mbrojnë Kushtetutën.

Të përshëndes me shumë përzemërsi dhe nderim. Betejës –  deri në fund!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here