Avokati Goxhaj: Kur i shkref “armët” opozita dhe rilindja i ka “ngrehur” dihet se kujt do i dhemb b…

0
95

Nga avokati Altin Goxhaj:

KUR I SHKREF “ARMËT” OPOZITA DHE RILINDJA I KA “NGREHUR” DIHET SE KUJT DO I DHEMB B…

“Kur ti i shkref armët dhe armiku i mban ngrehur, dihet se kujt do t’i dhembë b..” – Sum Tzu

SUM TZU-JA në “Arti i Luftës” na mëson se kur nis një strategji dhe e ndryshon atë në fund, mund të shkosh për l..

Dekreti i Presidentit shpëtoi Opozitën nga autogoli duke e zhvendosur autogolin në portën e Rilindjes!

Por Opozita ka ca talente prej 6 vjetësh që janë në gjendje t’ja marrin topin Ramës dhe ta çojnë përsëri për autogol te porta e Opozitës!

Ju kam paralajmëruar për këtë! Opozita nuk duhet të ulë armët në fund! Ato duhen mbajt ngrehur! Po i uli fiton tjetri!

Dhe po shkrefi armët Opozita ndërkohë që Rilindja i ka ngrehur, dihet se kush e ha por mbi të gjitha Presidentit i ikën argumenti i shpërndarjes së Parlamentit për shkak të mungesës së motivit të shmangies së konfliktit civil!!!

 

Nëse Rama e konsumon deri në fund grushtin e shtetit të nisur në 2017 (bashkë me Lulin) dhe i merr edhe të 61 bashkitë pse protestat e Opozitës pas 30 Qershorit që po na prezanton Lyli si shpëtim qenkan më të suksesshme se ato të para 30 Qershorit?

Që Rama do ikë në 2019 këtë e dimë të gjithë por po ashtu të gjithë tashmë po e kuptojnë Skenarin Soros dhe planin e Lylit për të pranuar një Kryeministër si Veliaj në Shtator i cili do të përgatisë Zgjedhjet e parakohshme në 2020 me reformë zgjedhore me Proporcional Kombëtar të Hapur!

 

Tani PYETJA është, gjithë ky aksion opozitar 5 mujor, kjo rraskapitje dhe dërrmim, me kosto burgimi dhe dhunimi të qindra opozitarëve, me këtë izolim ndërkombëtar të pandodhur kurrë më parë në këtë përmasë (as pas 1997), duke ja dhënë si kurrë më parë edhe pushtetin lokal Rilindjes, dikush do të përgjgigjet apo si gjthm do fillojnë blegërimat LYLI LYLI LYLI?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here