“Testi i zgjedhjeve të lira dhe testi i drogës janë të pakalueshme për Ramën…”

0
172

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish që të bëjë testin e drogës. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi thekson se Rama refuzon vazhdimisht testin e drogës se e di saktësisht se në çfarë përfundimesh do të dalin.

Sipas saj njëlloj si testi i drogës janë dhe testi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për Ramën, të dyja të pakalueshme.

Ja postimi i Vokshit:

EDI RAMA REFUZON TË BËJË TESTIN E DROGËS NË GJYQIN QË KA HAPUR NDAJ MEJE PËR DENOCNIMET QË KAMA BËRË NË LIDHJE ME KONCESIONIN E CHECK UP-IT.

Këtë gjyq, e kam konsideruar si një rast të shkëlqyer për të bërë transparencë mbi koncesionin më abuziv dhe më korruptiv në shëndetësi

Kam një lutje për ju miq në facebook, qytetarë që mund të keni parë Edi Ramën këto ditë duke ardhur vërdallë nëpër Shqipëri dhe duke përgojuar gjithë dynjanë me fjalor vulgar, njësoj si pamja e tij:

Ju lutem, mos u lodhni, mos u neverisni, duroni dhe dëgjojeni! Do të dëgjoni një person që bën si i forti i lagjes, por që ka frikë. Ka frikë se mos shqiptarët mësojnë se kush është ai në të vërtetë. Ka frikë se mos shqiptarët mësojnë me që mund të jetë vazhdimisht nën efektet e drogës, në gjednje të degraduar medore.

Nën këtë frikë të tmerrshme, Edi Rama REFUZOI sot të bëjë testin e drogës në klinika ndërkombëtare; si dhe të japë dokumentet e koncesionit që provojnë korrupsionin dhe abuzimin marramendës.

Edi Rama refuzoi t’I japë publikut atë që duhet ta kishte bërë vullnetarisht prej 21 vitesh në pushtet: TË BËJË TESTIN E DROGËS.

Edi Rama e refuzon testin e drogës, sepse ai e di, që është njësoj si testi i zgjedhjeve të lira e të ndershme: I PAKALUESHËM!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here