Standard.al

Si u paralajmërua krimi në Vlorë. Vëllai i autorit tentoi të vriste…

0

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavdosh Sula 56 vjeç, ka vrarë gruan e tij Laureta Sula 44-vjec.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babicë, ku burri e ka mbytur të shoqen me duar dhe më pas e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Më pas vetë 56-vjeçari ka lajmëruar dhe policinë, ndërsa është shprehur se e shoqja e tradhëtonte prej 5 vitesh. Fqinjët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ata kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës.

Autori i ngjarjes është vënë nën pranga, në kushtet e flagrancës, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës, ku do të merret më tej në pyetje.

Ndërkohë që lidhur me tradhëtinë e mundshme të viktimës, policia ka qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja,

‘’Para 6 ditësh, vëllai i Lavdosh Sules, Artur Sula ka shkruar të vrasë me armë gjahu L. Sejdiraj (dyshonin se L. Sejdiraj kishte lidhje jashtë martesore me viktimën e sotme). Konflikti në familjen e Lavdosh Sules kishte disa dite që ishte agravuar. Policia ka qenë ne dijeni, sepse për ngjarjen e para disa diteve ka arrestuar Arben Sulën”, bëjnë të ditur burimet për Faxweb.al.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 19:

Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë për vrasjen e ndodhur sot:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.