Sekuestrohen 23.000 euro të padeklaruara në Rinas, procedohet penalisht 55-vjeçari

0
115

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njoftoi Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here