Standard.al

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për shtyp

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të japë një deklaratë për shtyp sot në orën 8:00. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë më 25 qershor 2019, një deklaratë për shtyp në ora 8:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”.

Dalja e Metës para medias dhe opinionit bëhet një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i shpalli të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe mos njohur kështu, dekretin e Presidentit për anulimin e kësaj date.

Jo më larg se dje, zëdhënësi i Presidencës deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ishte tjetër përveçse “skeç”> Tedi Blushi tha: “Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh.”

Deklarata e Metës sot lidhet po ashtu, me krizën politike që po kalon vendi, në kushtet kur kreu i qeverisë Edi Rama po e vazhdon fushatën elektorale dhe këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, duke refuzuar të njohë dekretin e kreut të shtetit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.