Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike

0
94

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme.

Lajmin të ditur e ka bërë të ditur zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet se Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së tij për humbjen e madhe, Zhupa e cilëson Pekën si një personalitet me vlera të rralla

Statusi i plotë:

Sot u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, një themelues i Partisë Demokratike, Zoti Sejdi Peka.

Peka ishte antikomunist i vendosur, një njeri me vlera të rralla, një intelektual, një aktivist, një personalitet shumë dimensional. Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Fati më ka bërë ta njoh edhe ta kem mik atë dhe familjen e tij të mrekullueshme që sot po vuajnë largimin e tij të parakohshëm. Nga thellësia e zemrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, djemve të tij, familjarëve dhe të afërmve.

I paharruar qoftë kujtimi tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here