Mos e hani bukën bashkë me turpin!

0
95

Nga Dritan Kaba

Kush thotë që shkoj në zgjedhje për bukën, ta hajë atë bashkë me turpin!
Kur ta pyesin fëmijët çfarë bëre, që unë të jetoja në vendin tim i lirë dhe të mos e braktisja atë prej votës tënde, si do i përgjigjen?!
Kur ta pyesin nipat nëpërmjet skype nga ana tjetër e botës çfarë bëre kur u rivendos diktatura e krimit, që na largoi nga njëri-tjetri, për shkak të votës tënde, çfarë do i përgjigjen?!
Kur ta pyesin mbesat o gjysh a kishe turp, kur haje bukën e rrogës tënde dhe mijëra të tjerë largoheshin nga vendi, për shkak të votës tënde, për mbështetjen që i dhe një shteti të kalbur çfarë do i pegjigjen?!
Kur të ulen me miqtë në lagje, që për shkak të votës së tij, janë të pashpresë, të papunë, bukë dhe fëmijët i kanë marrë arratinë se nuk durojnë dot sundimin e kriminelëve, çfarë do i përgjigjen?!
Si do ulen në tavolinën e bukës duke përtypur ushqimin e siguruar nga vota që dhanë për të mbajtur në këmbë një sistem, që megjithëse janë në punë, po i merr lirinë, po i shkel dinjitetin me këmbë, po i kthen në skllevër me pagesë, pa i dalë në përfytyrim ai minutë që shkuan dhe hodhën votën për ta ngritur në piedestal këtë monstër kriminale?!
Si mundet t’ju shkojë buka në stomak pa u sëkëlldisur duke menduar që për atë bukë, shitën dinjitetin?!
Mos e hani atë bukë me turp!
Mos e ndjeni veten fajtor gjithë jetën para fëmijëve tuaj.
Mos e hani atë bukë, që do iu përziejë stomakun gjithë jetën.
P.S. këto rradhë nuk janë për adhuruesit e diktaturës. Pinjollët e bllokut, bijtë e etërve, që iu thurrin këngë diktatorëve. Njerëzve që kur kanë lindur e kanë lënë dinjitetin në martenitet bashkë me placentën. Si dhe atyre që vuajnë nga Sindroma e Stockholmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here