Midis burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun!

0
113

Nebil Çika, Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika shprehet i bindur se mes burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun.

Midis burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun!

Pengimi me çdo kusht i zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit sipas modelit komunist është një akt patriotik dhe një demonstrim I vendosmërisë sonë për te mos lejor rikthimin e diktaturës ne vendin tone. Ne te përndjekurit politike antikomuniste e dimë mire se çdo te thotë kjo . Kështu nisi diktatura edhe ne 1945 me votime një partiake dhe vazhdoi për 45 vjet e tille . Nuk besoj qe te ketë shqiptar normal qe do te pres edhe 45 vjet te tjera për te rifituar lirinë politike. Na kërcënojnë me burg po pengum zgjedhjet komuniste te 30 qershorit, por kjo nuk është një risi , ky është vetëm fillimi i rikthimit te diktaturës .Paraardhësit tanë kane sakrifikuar shume me shume për te mbrojtur votën e lire .Janë varur ,pushkatuar, torturuar ,dënuar, internuar e persekutuar për gjysme shekulli nga këta qe janë sot ne pushtet dhe etërit e tyre, pikërisht për ketë liri qe është po aq e kërcënuar edhe sot. Prandaj në respekt te idealit e ne nderim te gjakut dhe sakrificave të tyre si dhe detyrimin për te garantuar te ardhmen e lire te fëmijëve tanë midis dy mundësive te ofruara nga qeveria neo-komuniste: burgun ose zgjedhjet komuniste , un zgjedh pa asnjë hezitim burgun .

Shpresoj shume që Basha te mos bejë zjarrfikësin

Nebil Çika

Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Fotografia e Nebil Cika

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here