Standard.al

Meta: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, truk dhe shantazh i mazhorancës për zgjedhje imagjinare

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot para medias se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor është një truk i mazhorancës, një truk procedural i ndërmarrë në kushtet e presionit dhe shantazhit ë mazhorancës.

Presidenti Meta tha se dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, qe një “ vendimmarrje që synonte veç të tjerave t’u krijonte palëve një mundësi për të dialoguar. Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet e zgjidhjes.

Në mënyrën më zhgënjyese, Kuvendi miratoi një rezolutë parlamentare në të cilën i bënte thirrje institucioneve shtetërore të mos zbatonin dekretin e Presidenti.

Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politike. Kolegji vendosi pro këtyre zgjedhjeve imagjinare.

Por, sqaroj, se vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e kësaj partie në KQZ, aleatës së PS, që kanë ndër mend të zhvillojnë zgjedhje imagjinare.

Sqarojmë se Kolegji nuk ka tagër të shqyrtojë dekretin e Presidentit.  Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga ky institucion

Në zbatim të neneve të Kodit Zgjedhor, vendimi djeshëm i Kolegjit ka efekt vetëm kundrejt palëve në proces dhe çfarë është vendosur midis tyre: midis organizatës socialiste të Kolegjit dhe aleates së PS.

Është një truk procedural për të justifikuar vendimin e organizatës socialiste në Kolegj dhe për të anatemuar vendimin e Kreut të shtetit por nuk e prek vlefshmërinë e dekretit të presidentit.

Ky truk është ndërmarrë në kushtet e presionit dhe shantazhit të mazhorancës. Jemi në një situatë paradoksale, ku mazhoranca dhe organizata socialiste në KQZ po vijojnë një proces zgjedhjesh që nuk ekzistojnë.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga paligjshmëria. Si president i Republikës i kujtoj se kanë përgjegjësi. E vetmja zgjidhje e krizës është dialogu politik.”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.