Standard.al

Deklaratë e fortë nga Meta: Këtu do të jem, si President deri në korrik 2022

0

Presidenti Meta, këtë të martë në orën 08:00, në deklaratën për mediat, pasi theksoi se data 30 qershor nuk është datë zgjedhjesh kombëtare, por mund të jenë zgjedhje brenda PS, tha se ai do jetë president Republike deri në korrik të vitit 2022.

I pyetur nëse do të ishte më mirë të jepte dorëheqjen për të mos u bërë pjesë e një farse, Meta theksoi: “Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Ky vend nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar. Vend që i takon gjithë shqiptarëve. Bashkë do të jemi deri më 24 korrik 2022”.

Ne fund Presidenti Meta u shpreh si me shaka se “unë jam esëll, jo vetëm në orën 8:00 të mëngjesit, por 24 orë”, duke aluduar për Kryeministrin Rama që akuzohet për konsumim të kokainës.

Presidenti Meta, ndër të tjera, deklaroi se pret që Partia Socialiste të mos bëjë zgjedhje si në kohën e komunizmit, pasi nuk njihen ligjërisht sepse dekreti i ka shfuqizuar zgjedhjet e datës 30.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.