Çfarë do të ndodh në Tropojë e Kukës??? 5 mijë protestues pritet…

0
115

Takimi electoral i radhës së kryeministrit Edi Rama është parashikuar të mbahet në Tropojë dhe në Kukës dhe ashtu se në qytetet e tjera, edhe këtu pritet që të shoqërohet me përplasje dhe tensione pasi janë paralajmëruar protesta masive nga përkrahësit e opozitës.

Dega e Partisë demokratike në Kukës ka bërë me dije se është kërkuar një leje tubimi për një periudhë prej 8 orësh nga Komisariati i Policisë së këtij qyteti, marshim i cili do të nis nga qendra e Kukësit deri në aeroport kur edhe do të zhvillohet takimi elektoral i PS-së në orën 18:00 të pasditës së sotme. Në këtë kërkesë bëhet me dije se pritet të marrin pjesë në tubim rreth 5 mijë qytetarë rtë cilët protestojnë kundër zgjedhjeve anti-demokratike të 30 Qershorit.

Ndërkohë pak më herët, kryebashkiaku aktual i Kukësit ka paralajmëruar hapur kryeministrin Rama që të mos guxojë të shkojë në këtë qytet dhe të tallet me kuksianët

Ndërsa në qytetin e Tropojës qytetarët kanë nisur vendosjen e pankartave nëpër qytet kundër qeverisë dhe kryeministrit si dhe kundër dëmtimit të lumit të Valbonës nga ndërtimi i HEC-eve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here