A dini të lexoni…në 30 qershor nuk ka zgjedhje! Presidenti Meta ka një pyetje për ambasadorët…

0
131

Duket se përveçse për opozitën zyrtare, edhe për presidentin e vendit zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse bëhen, do të jenë “moniste” dhe jo pluraliste siç edhe e kërkon “a-ja” e një sistemi funksional demokratik. Por përveç Rilindjes dhe kreut të saj Edi Rama, edhe mjaftë ndërkombëtarë ngulin këmbë në datën 30 Qershor, duke shpresuar se kjo do të jetë një ditë normale.

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat presidenti, Ilir Meta, kur vendosi vijën e kuqe për legjimitetin e 30 Qershorit u tregua i kujdesshëm që këtë t`ja vinte në dukje jo vetëm Edi Ramës, por edhe ndërkombëtarëve.

“Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi ai mëngjesin e sotëm.

“Kjo të jetë e qartë, brenda dhe jashtë vendit”, ishte pozicionimi i panegociueshëm i Metës për anulimin e datës 30 Qershor.

Pikërisht këtë thirrje, edhe për ndërkombëtarët, e ka kapur si gjetje mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, i cili në punën e tij të radhës shfaq presidentin Meta duke pyetur ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe atë të OSBE-së Bernd Borchardt:

A dini të lexoni…në 30 qershor nuk ka zgjedhje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here