“Vendi buzë greminës”, Gjosha: Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës!

0
90
Klajda Gjosha

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në rrjetin social facebook ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe kolapsin sipas saj në të cilën eshte futur politika. “Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës”, shkruan Gjosha.

Statusi:

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!

Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor.

Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here