Standard.al

“Thirrje ndërkombëtarëve, të ndalojnë krimin elektoral”, Mediu: Ndalni konfliktin më 30 qershor

0

Në një dalje për mediat pas rrëzimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta nga Kolegji Zgjedhor, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës, pasi  siç tha ai, do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por gjithë rajonin.

Mediu theksoi se ky proces është antikushtetues dhe ilegjitim, bie ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmin.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast, përfundoi ai.

Sot, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet. Vendimi i Kolegjit mund të interpretohet nga mazhoranca e majtë si një hap pro mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor, megjithëse sipas opozitës, kjo gjykatë nuk ka të drejtë të shprehet për kushtetutshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit. Sipas tyre, për dekretin e Presidentit shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.