Standard.al

Skandali i radhës/ Bushi kërcënon punonjësit dhe bizneset…

0

Skandali i radhës me zgjedhjet vjen nga Kruja: kryebashkiaku socialist Artur Bushi i ka paralajmëruar bizneset e mëdha se i detyrohen me së paku 20 vota në kutinë e votimit o përndryshe…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga Kruja, nga një punonjës i administratës, i irrituar dhe i fyer nga këto “veprime staliniste”, siç i cilëson. “Narkokryetar Bushi kërcënon punonjësit dhe bizneset! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!” shkruan Berisha në Fb.

Zoti Berisha!
Dua t’ju njoftoj se në Krujë e gjithe administrata e bashkisë dhe të gjitha bizneset e mëdha janë kërcënuar që minimalisht të dërgojnë nga 20 vetë për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të gjithë atyre që i ka shpëtuar parcela me drogë, janë të detyruar të çojnë të gjithë punëtoret e qethjes dhe prashitjes, që nuk janë pak por nga 100 vetë minimalisht për parcelë.

Ju bëj me dije se këto kërcënime dhe shtrëngime nga ana e kryetarit të bashkisë për të rritur pjesëmarrjen në votime janë veprime staliniste.

Tani ligjet që këto kan shkelur le t’i gjejë “Prokuroria”. Ju lutem publikoje dhe anonim.

Përpara, asnjë hap pas!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.