Rama frikësohet nga protesta, ndryshon në minutën e fundit vendin e mitingut në Kukës

0
114

Kryeminsitri Edi Rama nesër do të shkojë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark. Por frika nga protesta ka bërë që Rama të dnryshojë axhendën në minutën e fundit.

Mësohet se takimi i parë ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por më tej është ndryshuar sepse Partia Demokratike nga ana e saj kishte planifikuar që të organizonte një protestë.  Kjo protestë dhe imazhet e asaj që kanë ndodhur në qytetet e tjera ka bërë që Kryeministri të zgjedh një vend tjetër që të jetë më i sigurt, kur të zhvillojë takimin e tij.

Sipas Safët Gjicit që është dhe kandidat për bashkinë e Kukësit, takimi do të mbahet në sheshin brenda kantierit ku pritet që të ndërtohet aeroporti. “Nesër në orën 18:00, Kukësi do të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në aeroportin e Kukësit! Ftoheni të merrni pjesë! #30Qershor ??#KukësiNukNdalet ?”, shkruan Safet Gjici.

Tashmë duhet të presim deri nesër në orën 18:00 për të parë se ku do të zhvillohet takimi dhe nëse do të ketë protesta apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here