Standard.al

Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët/ Shehi zbulon skenarin që do të ndiqet…

0

Ka përfunduar takimi i aleatëve në selinë blu me kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa në komunikimin për mediat Dashamir Shehi tha se do të ketë protesta në të gjithë vendin.

Kreu i LZHK-së tha se kjo javë do të jetë me protesta në të gjithë vendin, dhe opozita do të ndjekë çdo rrugë ligjore për bllokimin e zgjedhjeve.

“Këto janë zgjedhje që ne nuk i njohim, janë zgjedhjet e Edi Ramës, ne do të ndjekim dekretin e presidentit Meta. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë junt që është e vendosur, ne nuk do ti njohim zgjedhjetm, në 30 Qershor s’mund të ketë votime. Do të ketë demostrata, çdo gjë do të jetë sipas ligjeve, rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe”, u shpreh Shehi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.