Pas vendimit të Kolegjit edhe dy bashki të tjera i mbyllin derën 30 qershorit

0
101

Pas Kamzës, Bashkia e Devollit dhe Pogradecit i janë drejtuar me një letër KQZ-së, ku njoftojnë revokimin e vendimit për caktimin e Qendrave të Votimit.

Qendrat e Votimit do të ruhen nga punonjës të bashkive dhe në to nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore.

Vendimi i bashkive thuhet se vjen në zbatim te dekretit të Presidentit.

Të dy bashkitë shprehen të vendosura për të marrë në administrim edhe KZAZ dhe VNV.

Më herët, edhe Bashkia Selenicë iu drejtua sërish me një letër KQZ-së, prefektit të qarkut Vlorë, kryeministrit të vendit, si dhe presidentit Meta, të zbatojnë dekretin e këtij të fundit dhe të lirojnë ambientet të cilat do të përdoren si ambiente zgjedhore si dhe ambiente për numërimin e votave.

Shametaj insiston edhe njëherë që në Selenicë nuk do të ketë zgjedhje, nuk ka kërkuar kuti votimi apo ambiente zgjedhore.

Shametaj kërkon vetëm zbatimin e dekretit të Presidentit Meta.

Sot, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet. Vendimi i Kolegjit mund të interpretohet nga mazhoranca e majtë si një hap pro mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor, megjithëse sipas opozitës, kjo gjykatë nuk ka të drejtë të shprehet për kushtetutshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit. Sipas tyre, për dekretin e Presidentit shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here