Ndizni dritat e mëndjes, mos i fikni ato të arsyes…

0
132

PPP-ja më e fundit në tregun e politikbërjes shqiptare, që uroj dhe shpresoj te jetë sa më jetëshkurtër. Përçarje – Përfolje – Përplasje…”

(Nga Prof. Asc. Dr. Tritan Kalo, shënim në Fb)

Kjo përçarje mes nesh, kjo përfolje e çdo fjale dhe veprimi tonë, kjo përplasje e paprinciptë mes palëve politike dhe e pabuktë për ardhmërinë tonë, vetëm e vetëm Pa-përgjegjshmëri, Pa-ngopësi dhe Pa-atdhetari mbetet të jetë, por qytetari, drejtim dhe përgjegjësi morale-politike dhe sociale, kurrë nuk është dhe kurrë nuk mundet të jetë.

Na sollët vërdallë o të paudhë, për pothuajse 30 vite në udhëkryqin e tranzicionit demonkratik dhe tanimë të tejngopur me pasuri, me zezona socio-ekonomiko-politike si dhe me keqbërje ndaj atdheut e kombit, po ndërmerni aktin e fundit të tradhëtisë ndaj nesh,theqafjen tonë përfundimtare në honet e historisë dhe në udhët e pakthimit, të emigrimit masiv.

Mos ndizni e fikni dritat e celularëve ju bashkëkombasit e mi, por ndizni dritat e mëndjes dhe mos i fikni ato të arsyes.

Klasën –kastën-glasën politike, e cila na rrëmbeu rreth 30 vite jetë e mundësi begatimi, do të vijojmë ta kemi të kalëruar mbi shpinat tona edhe më tej, nëse do të vijojmë t’u shkojmë nga pas si dele apo militantë trushplarë si dhe pa dashuri e dhimbsuri për veten e familjet tona.

Quo vadis Shqipëria ime!

Ja një këshillë e urtë për këto kohë të pakohta nga Sir. Oliver Ëendell Holmes: “Intuita e një çasti nganjëherë vlen sa përvoja e një jete.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here