Standard.al

Ndihmësi i Astrit Avdylit, kandidat për Bashkinë e Shijakut: Unë e dua Shijakun

0

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakun, Elton Arbana, i cili figuron në përgjime skandaloze me kreun e bandës së Avdylajve, ka folur sot në fushatën elektorale të PS-së në Durrës.

Arbana tha se Shijaku do të njohë një transformim nën drejtimin e tij dhe se duhet reguzuar injoranca, prapambetja dhe pisllëku, duke iu referuar opozitës.

Unë e dua Shijakun dhe dua të prek të njëjtin transformim si qytetet e tjera. Jemi në një moment historik, rruga tjetër është injoranca, prapambetja dhe pisllëku.  Ju kërkoj të votoni në 30 Qershor.” u shpreh Arbana.

Elton Arbana, edhe pse figuroi në një përgjim skandaloz dhe tejet kompromentues, mbetet kandidati i Partisë Socialiste.

Në përgjimet e publikuara nga BILD, Elton Arbana komunikon me Astrit Avdylin. Ky i fundit, i kërkon me insistim, që Arbana të flasë me personat përgjegjës, që kanë vendosur një gjobë dhe ta heqin atë menjëherë. Arbana thotë se do të komunikojë menjëherë, por i ankohet kreut të bandës, se atë e kanë larguar nga puna.

Biseda e Arbanës me Astrit Avdylin:

Avdylaj:E njef atë të INUk-ut? Atë Drejtorin?

Arbana: E njof mor. Dallëndyshja?

Avdylaj: Leje Dallëndyshen. Këtë të Durrësit, ca është ky I Durrësit Artur….

Arbana: Artur Çela? I Bashkisë? Po e njoh

Avdylaj: Po ska qenë aty Vangjushi se unë isha dje me Edin o vlla. Merre o vlla thuaji o b****** se ke shku aty tu I vënë gjoba në ferm nga 5 milionë lekë. Tashti se nuk është Vangjushi këtu.

Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë nja katër ditë. Ta marr ne telefon te kush?

Avdylaj:Ore ka shkuar në fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Po nuk është gjushi aty, o me Edin në Zvicër. A më kupton?! Se çkam ca me ashu….

Arbana: Ke ndonjë emër konkret? Kujt i ka vënë [gjobë]?

Avdylaj: Ore i ke vënë thuaji, atje në fermë, ke bë gabim thuaji. Ktheji gjobat thuaji, mos vej gjoba. Se nuk është Vangjushi aty a më kupton

Arbana: ja ta marr tani direkt.

Avdylaj: je tub ë gabim or pis thuaji. Se sdua ta marr vetë në telefon.

Arbana: e mor unë. Po ti se ke marrë vesh se para një jave më hoqën.

Avdylaj: nuk e di o vlla, kur si qysh tek?

Arbana: më hoqën se isha te INUK-u dhe ndërhyna për këto…

Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro icik këtë. Thuaji ke bë gabim që ke shku aty në fermë se nuk është Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë skam ku marr.

Arbana: Direkt tashti e marr unë.

Avdylaj: Mirë pra faleminderit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.