“Mashtrim, korrupsion pasiv”/ Arrestohen 2 policë dhe 1 avokat

0
132
handcuffs

Dy efektivë policisë që shërbejnë në komisariatin e Policisë së Fierit dhe një avokat janë vënë në pranga nga SHÇBA, në kuadër të  operacionit të koduar “Mashtruesit”. Ata akuzohen për veprat penale: “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.

TË ARRESTUARIT – “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pas disa muaj hetimesh pro-aktive, finaluzuan operacionin ‘Mashtruesit’, duke bërë të mundur ekzekutimet e vendimeve të arrestit për:

– K.Xh., 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri;

– Nën/Komisar M.H., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier;

– Nën/Komisar E.M., 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier”, njoftoi SHÇBA.

HETIMET – “Punonjësit e policisë u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale”, shtuan të njëjtat burime

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here