Standard.al

Kryemadhi: Kam qenë kundër marrëveshjes Rama-Meta në 2013, ja pabesitë e tij ndaj LSI

0

E ftuar në emisionin ‘A Show’ të gazetarit Adi Krasta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur edhe për marrëdhënien poltike me Ramën dhe pabesitë e tij. Kryemadhi ka kujtuar sabotimin që Rama i bëri kandidatit të LSI-së në Lezhë në vitin 2013, ndërkohë që rrëfeu se ka qenë gjithmonë marrëveshjes së vitit 2013 me Ramën.

“Ju kujtoj këtu zgjedhjet në Lezhë në vitin 2015 kur i kërkoi vetë Viktor Tushës që të kandidonte, dhe bashkë me Mimi Kodhelin dhe të tjerë sabotuan procesin zgjedhor.

Mund ta thoshte që e dua Lezhën për Pjerin Ndeun dhe nuk kishim pse të hynim në mosmarrëveshje. Unë nuk i kam dhënë afrimitet. Unë me atë nuk kam pasur afrimitet që të jem në marrëdhënie njerëzore. Unë kam qenë kundër marrëveshjes së vitit 2013 të Ilir Metës me Ramën. I kam thënë gjithmonë Metës, mos i beso, për Ramën’, tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.