“As u rrëzua as u rilind gjë”, reagon Salianji: I thonë rri me zor se një ditë do ketë zgjedhje

0
95

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PUK për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, Pas kësaj, kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri tha se kjo parti do të shkojë në zgjedhje.

Pas kësaj, ka reaguar ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Pikërisht Salianji thotë se dekretet nuk i gjykon askush tjetër, përpos Gjykatës Kushtetuese.

Një parti me emër kodi, PUK kërkon të çregjistrohet, KQZ dhe Kolegji i thonë rri me zor se një ditë do ketë zgjedhje, Rilindja me gjithë çfarë ka thotë u gjykua dekreti!

Të gjithë e raportojnë sikur u rrëzua dekreti!

As u rrëzua as u rilind gjë, dekretet i gjykon GJK, zgjedhjet janë dita kur populli zgjedh përfaqësuesit jo dita kur regjimi imponon kush do abuzojë për ca kohë!”, shkruan Salianji.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kreu i partisë PUK që kishte bërë ankesën tha se është i detyruar të shkojë në zgjedhje.

Jemi të detyruar. Është një vendim që jepet nga organi më i lartë. Ky vendim që rrëzon kërkesën tonë dhe thotë që më 30 qershor do shkoni në zgjedhje është detyrues dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje. Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm. Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, deklaroi Beqiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here