Zgjedhjet e Erdogan dhe ato të Ramës/ “Kryetari i ri kapet me vrimë në brekë!” Sociologu ua plas në ‘surrat’ Rilindasve: Ja si keni fituar…

0
81

Sociologu dhe aktivisti i njohur Ergys Mërtiri, ka bërë një paralelizëm mjaft interesant mes asaj që po ndodh në Turqinë e Rexhep Taip Erdogan dhe Shqipërisë së kryeministrit Edi Rama.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në Turqi, partia e Erdogan humbi me 0.2 për qind bashkinë e Stambollit, por kur sulltani vendosi t’i përsërisë ato, rezultati i humbjes u thellua edhe më tej.

Por çfarë ndodh në Shqipëri? Sipas Mërtirit, në vendin tonë ndodhi krejt e kundërta, ndërsa merr shembull bashkinë e Dibrës.

Mërtiri thekson se në zgjedhjet lokale të 2015-s, kandidati i Riulindjes fitoi me vetëm 400 vota diferencë ndaj kandidatit të djathë, kjo dhe për shkak të përçarjes së të djathtës. Por dy vjet më pas kur këto zgjedhje u ripërsëritën pasi kryebashkiaku socialist Shukri Xhelili doli me ‘brekë të grisura’ pas skandalit seksual, kandidati i ri i Rilindjes jo vetëm që nuk humbi vota, por e thelloi diferencën me kandidatin e djathtë nga 400 në 4200 vota.

Prandaj duke u nisur vetëm nga ky krahasim i thjeshtë, sociologu Mërtiri thekson se tashmë gjithçka është e qartë, se në Shqipëri votat janë vjedhur e janë blerë me para.

Ja postimi i Mërtirit:

Ne diktaturen e Erdoganit pushteti humbet me 0.2 perqind Bashkine e Stambollit, bastionin e tij prej 20 vjetesh, te cilen diktatori e ka drejtuar vete personalisht ne fillimet e tij. Pasi rezultati nuk pranohet dhe gjykata vendos qe zgjedhjet te perseriten, diktatori humbet me nje diference prej rreth 9 perqind (sipas rezultatit te deritanishem).

Ne demokracine e Bablokut, nje bastion i se djathtes si Dibra fitohet nga PS-ja me 400 vota diference, fale edhe nje percarjeje votash nga e djathta, pasi nje kandidat i pavarur mori 2 mije vota. Me pas, kryetari i ri kapet me vrime ne breke, duke shfrytezuar postin per favore seksuale me vajza te reja qe aspirojne te punojne ne bashkine e tij, dhe zgjedhjet riperseriten. Por ne vend qe partia e vrimes te humbe, sic do te ishte e kuptueshme, ajo e thellon rezultatin ne 4200 vota plus, nga 1600 minus qe ishte.

E megjithate, pasi Bablokut nuk i mbushet mendja qe ne e kuptojme se ato vota jane marre me leke e dhune, aq me teper pas pergjimeve flagrante te ministrave te tij me horra lokale e drejtore policie qe terrorizonin miletin ne terren, Shqiperia po shkon drejt zgjedhjeve te 30 qershorit, ani pse pa opozite dhe pa dekret presidencial qe i jep te drejte ligjore.

Nderkombetaret, nderkohe jane te kenaqur qe reforma ne drejtesi po ecen me sukses (packa se jemi pa gjykate te larte e gjykate kushtetuese, dhe pa prokuror te pergjithshem kushtetues) dhe nuk kane nge te merren me vogelsira te tilla.

Nuk e di cfare literature mbi demokracine lexojne Hahni dhe Mogerini! ?

Ps. Ju lutem na i kurseni diskutimet mbi Erdoganin dhe zgjedhjet ne Turqi, per te cilat nuk kam kurrfare interesi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here