Standard.al

“Rilindasit “dhunojnë” objektet e kultit”. Vjen reagimi i fortë i Mitropolisë: Fyerje dhe …

0

Në pamundësi për ti shkatërruar dhe zhdukur objektet e kultit siç bënë paraardhësit e tyre komunistë, Rilindasit e sotëm, kanë gjetur një tjetër mënyrë për ti dhunuar ato.

Pas kandidatit të Tepelenës, Tërmet Peçi, edhe kandidatja tjetër e Rilindjes, Majlinda Bufi e Roskovecit, ka dhënë intervistë ditën e sotme në ambientet e Kishës.

Pas këtij akti vulgar ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Kishës Metropolia, e cila e cilëson përdorimin e ambienteve fetare për politikë si një fyerje të rëndë që i bëhet klerit dhe besimtarëve katolikë. Kisha Metropolia bën me dije se intervista e dhënë nga Majlinda Bufi brenda ambienteve të institucionit fetar është bërë pa dijeninë e drejtuesve të këtij institucioni.

Reagimi i Mitropolisë të Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit:

Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambjentet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.

Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.