Standard.al

Gazetari zbulon lojën e pistë të Ramës me flamurin grek…

0

Ditën e sotme u Edi Rama ishte në Finiq për të prezantuar kandidatin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato janë shtyrë zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta.

Gazetari Dritan Kaba ka shkruar në lidhje me foton që u bë virale sot, ku vihej re vetëm një flamur Grek në takimin e tij, dhe mungonin flamujtë shqiptarë siç ishim mësuar që ti shikonim në çdo takim.

Ai shkruan:

MOS U MERRNI ME ATO QË DO EDI!
Ju që merreni me flamurin grek, padashje po bëni lojën e Ramës. Ai e ka nxjerrë vetë atë foto, për ta përgënjeshtruar më vonë. Në krahun tjetër është flamuri shqiptar. Jemi në një zonë minoritare edhe nuk ka asgjë të ketë flamur grek aty.
Ai pas kësah do nxjerrë foton e plotë e do thotë ja me çfarë merren.
Merruni me vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e bandave me qeverinë.
Merruni kush do i paguajë ato 126 milion dollarët e Becchettit.
Merruni me veprën korruptive të Unazës së Re.
Merruni me tenderin korruptiv të OST.
Merruni me mega aferën e Milot-Balldren, rrugën e Arbërit dhe atë Orikum-Dukat.
Merruni me koncensionet në shëndetësi.
Merruni me tenderat “sekrete”.
Merruni me bandat që drejtojnë emërimet e deputetëve, kryetarëve të bashkisë, administratës.
Merruni me kthimin e policisë në një armë në dorë të juntës së krimit.
Merruni me bashkëpunimin e oligarkisë me krimin e organizuar për të mbajtur në pushtet këtë bandë të paaftësh dhe hajdutësh.
Merruni me kthimin e mësuesve, infermierëve dhe punonjësve publikë në mbledhës votash për Rilindjen e krimit.
Një lutje, mos u merrni me atë që realisht do Edi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.