“Dua Lipa, artistja e parë femër në histori, 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime”

0
122

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është në një momentet më të mira të karrierës së saj. Puna e Duas është vlerësuar gjatë kësaj kohe me çmime nga më të ndryshmet si “Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

Por duket se ajo ka shënuar një tjetër arritje në karrierë.  Dua ka vendosur një rekord duke hyrë edhe në histori si e para artiste femër që arrin një sukses të tillë.

Ajo ka fituar 800 milionë shikime në platformën ‘Spotify’ me 3 nga këngët e saj më të njohura. Dua e ka ndarë këtë arritje me ndjekësit e saj në rrjete sociale përmes një postimi ku shkruhet:

“Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në ‘Spotify’. Ajo e arriti këtë gjë me këngët “New Rules’, ‘One Kiss’ dhe ‘IDGAF’”.

Krahas këtij postimi ajo ka falenderuar ekipin e saj për këtë arritje: “Skuadra më e fortë se asnjëherë tjetër”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here