Standard.al

Dekreti i presidentit në Kolegjin Zgjedhor! Kume: Kjo trupë gjykuese nuk ka tagër të gjykojë dekretin e kreut të shtetit

0

Java e fundit e qershorit pritet të jetë vendimtare për fatin e krizës politike në vend. Nesër, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar e cila kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.

Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste, u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se ai do të shprehet edhe për vlefshmërinë apo jo të dekretit të Presidentit për të zhdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Lidhur me këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume, njëkohësisht edhe një prej konstitucionalistëve më në zë në vend.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër të shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit.

“Kolegji Zgjedhor është gjykata speciale e cila ka për detyrë të trajtojë çdo ankesë apo padi që bëhet, dhe këtë e theksoj, vetëm nga vendimet që merren nga KQZ dhe vetëm për ato. Në raport me Dekretin e Presidentit ata nuk kane tagër për ta shqyrtuar atë, madje as nuk mund të ankimohet në këtë gjykatë”, shprehet ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Në arsyetimin e tij, Kume shton se, kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar

“Partia Uniteti Kombëtar ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale, bazuar mbi dekretin e Presidentit për aq kohë sa ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare duke qene se ata e vleresojne te tille kane kerkuar të çrregjistrohen. KQZ, e cila nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me dekretin e presidentit, ndaj nuk ka mundësi asnjë subjekt që të ankohet për dekretin e tij. KQZ nuk ka marrë vendim vetëm sa ka diskutuar. Pra nuk mund të ankohesh dot për një vendim që nuk ekziston. KQZ kërkesën e ketij subjekti, i cili padit vendimin e KQZ për mos çregjistrim, vendimin nëse e pranon apo jo për tu crregjistruar që do të thotë jane dy mundësitë të mos pranohet kjo kërkesë duke i dhënë të drejtë KQZ dhe duke I dhënë një argument më shumë mazhorancës,  sikurse mund të hedhë poshtë vendimin e KQZ që moralisht bën të pranueshëm dekretin e presidentit si një akt që është në fuqi.

Vendimi i KQZ nuk është një vendim që mund të sjellë një rrjedhojë direkte vazhdimin ligjor ose ndërprerjen ligjore të procesit zgjedhor. Kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar”, shprehet Kume.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.