Bllokohen mbi 13 mijë kokrra vezë, gjoba dhe pezullime për 3 subjekte

0
161

AKU bllokon mbi 13 mijë kokrra vezë pa etiketim, ndërsa ka gjobitur dhe u ka ndërprerë aktivitetin 3 subjekteve të paliçensuar.

Secili nga subjektet e kontrolluara, “Linea Style”, “Veza e Freskët” dhe “Reas shpk”, AKU ka vendosur gjoba nga 2 mln në 2.5 mln lekë, si dhe ka bllokuar aktivitetin deri në plotësimin e dokumentacionit dhe kushteve të nevosjhme.

Nga kontrolli në 3 subjektet ka rezultuar se nuk ka pasur kushte të përshtatshme për ruajtjen e produkteve.

Deklarata e AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik 2019. Nga inspektimet e kryera në 3 subjekte, në kuadër të këtij plani, Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë konstatoi si në vijim:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Linea Style”, me aktivitet “Import dhe magazinim i lëndës së parë për pastiçerinë, prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse në fushën e ushqimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin “Veza e Fresket”, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”, i pa licencuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Gjithashtu, u konstatua se magazina nuk kishte ventilim; nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prani e sendeve të tepërta në magazinë (goma makine, dërrasa, hekura etj). Për sa më sipër,  u mor masa e urgjente e ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 6480 kokrra veze, me etiketim jo konform kërkesave të ligjit.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

“Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë

“Bllokim i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Reas shpk”, me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i poduktit vezë” te pa licencuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Nga kontrolli u konstatua se: magazina nuk kishte ventilim: nuk kishte  pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prania e sendeve të tepërta në magazinë (goma makine, derrasa, hekura etj). Për sa më siper, u mor masa e urgjente e menjëhershme e ndërprerjes së aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 7200 kokrra vezë, pa etiketim.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

‘Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit te gjurmueshmërisë.

“Ndërpreja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë,

“Bllokimi i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “Gjobë” të vendosura në keto tre subjekte, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ju bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin, duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here