Standard.al

Aksident tragjik në Greqi, vdes një shqiptar…

0

Një shqiptar 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit të kësaj të diele në Trikala, raportojnë mediat greke.

Sipas tyre, automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përplas me një shtyllë betoni.

Në vendngjarje mbërritën policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Këta të fundit nxorën nga automjeti i dëmtuar trupin e pajetë të shoferit shqiptar dhe pasagjerin që kishte mbetur i plagosur, gjithashtu shtetas shqiptar 40 vjeç.

Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë çka solli edhe humbjen e kontrollit të automjetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.