Pas Ramës, Kryemadhi i ka dy fjalë për Metën: Po të dojë të kthehet, të vijë e të provojë garën

0
84

E pyetur për shkarkimin e presidentit, Monika Kryemadhi nuk është kundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lë postin e Presidentit dhe t’i kthehet jetës politike.

Mund të pyesni z. Meta. Unë jam shumë e lumtur nëse z. Meta do ti kthehej jetës së tij normale, megjithatë di të them që në karrierën e secilit nga ne, qoftë timen, apo qoftë të z. Meta asnjëri nga ne nuk ka ndikuar. Secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij, me uljet dhe ngritjet, pavarësisht se të dy bashkë i kemi marrë kostot njëri – tjetrit por asnjëri nuk i ka marrë benefitet.

A do ishit e gatshme ti lëshonit postin si kryetare e LSI-së?

Ajo që do të doja është që të vinte dhe të hynte në një garë të vërtetë për të parë se kush do të fitonte.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here