“Ndryshimi po vjen s’ka forcë që e ndal”, përfundon protesta e Opozitës! Basha: Skenari i dhunshëm i Ramës dështoi

0
84

Pas protestës, kryetari i PD ka thirrur mbledhje urgjente në selinë blu. Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e PD dhe aleatët pas protestës dhe pritet të përcaktohet vijimësia e aksionit opozitar. Mbledhja është parashikuar në orën 22:30.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shtuar një tjetër kusht në kërkesat e opozitës që prej muajsh proteston kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se përveç largimit të Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të lira, shtohet kushti i panegociueshëm, arrestimi dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave.

“Mirënjohjen që i falët sot Shqipërisë, shpresën e bukur e të vërtetë të ndryshimit që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë.

Mirënjohje për ju vëllezër e motra që sonte e shkatërruat një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës kularin që i ka vënë Europa. që ju nuk ndihmuat Edi Ramën për ta hequr këtë kular me skenarin e tij sepse nuk ratë pre e provokimit për të mbytur këtë skandal por e bëtë të pakthyeshëm fatin politik të kufomës politike të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale të Rilindjes. mirënjohje të madhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, për të jgithë qytetarët q u bashkuan nga Vermoshi në Konispol dhe u derdhën sot si oqeani i shpresës që nisi ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal asnjë hap pas nuk hedhim. 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociushëm të largimit të Edi Ramës të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimit dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave tuaja. Nga i pari tek i fundit”, deklaroi Basha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here