Mesazh i fortë nga Basha: Pa ndëshkim nuk do të ketë ndryshim …

0
82

Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse në vend nuk merr fund pandëshkueshmëria’, kështu deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha para qindra mijëra qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë.

Sipas tij largimi i Ramës dhe ndëshkimi i hajdutëve do të bëjnë Shqipërinë Europiane.

“Nuk do të pranojmë kurrë që trafikantët të jenë në rrugë, Rama të jetë në selinë e tij, ndërsa qytetarët të përfundojnë në burg. Kjo nuk do të ndodhë. Drejtësia e pavarur do të bëjë detyrën. Ajo është penguar nga banda në pushtet për të mbrojtur Edi Avdylajn, Astrit Ramën. Ata do të dalin para drejtësisë. Largimi i Ramës është kushtrimi i të gjithë shqiptarëve që duan zgjedhje të lira e të ndershme. Largimi i Ramës është vetëm fillimi. Asnjë parti politike të mos jenë në gjendje ta shkrijnë shtetin e shqiptarëve në shtet mafioz, të mos ju vjedhin shtëpitë, nderin tuaj me një grup oligarkësh. Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërisë. Politikanët do të jenë të varur vetëm nga vota e lirë e shqiptarëve”, deklaroi Lulzim Basha në fjalën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here