Deklaratë e fortë: Rama është futur në vrimë të miut, ja kush ma jep sot mesazhin……

0
106

“Rama nuk njeh dorëheqje. Rama është person që meritojnë plotësisht monstrat e pluralizmit. Ai u ndërtojë shqiptarëve gjëmën, mënzyrën, narkooshtetin, një konglomerat vrasësish.

Ushtarët e tyre që shkelmojnë vlerat europiane, të ardhmen europiane.

Siç i sheh këta qindra e mijëra qytetarë, kanë një betim, për ta shporrur kalbësirën sa më shpejt.

I sëmuri psikik ka vetëm një shërim , të shtrohet në psikiatri të marr mjekimin që e shëron. Nga komplekset nuk e shëroj dot unë. Njeriu që e ka nis me komplekset e edipit dhe e ka vazhduar me komplekset e Saliut, nuk kam çfarë të them unë.

Përgjimet kanë qenë një zgjim i madh. Edvin Kristaq krimit po i shket toka nën këmbë çdo ditë e më shumë. E shoh të rrethuar me skafandra, antiplumb, RENEA, autoblind. Është thjeshtë një kufomë politike e pakallur që shumë shpejt do kallet.

Pse ndryshoi strategjia e opozitës sot?

Opozita sot ka shumicën por është drejtimi i duhur dhe udhëheqja e vendit në çdo aspekt. Opozita këtë operacion historik dhe përmbysje historike do ta bëjë me minimumin e humbjes.

Ai ia mbath me vrap në vrimë të miut, këta kanë bulevardin këtu. Ai bulevardin nuk e ka më. As zyrën e tij nuk e ka.. Edhe në zyrën e tij vjen vjedhurazi. Ai është kreu i meduzës, kreu i narkoshtetit.

Damian Faqeziu, Vangjush Horri Avdyli, Saimir Habilja apo Saimir Trafikanti, u panë mirë se kush janë kriminelët e vërtetë.

Mesazhi juaj për Bashën sot?

Unë marr mesazhe nga Basha sot”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here