‘Ti dukesh sikur tallesh me Arbanën’, Xhemi Shehu i mbyll gojën fanses me këtë përgjigje….

0
114

Miqësia e tyre është një nga më të komentuarat në showbiz-in shqiptar! Jo vetëm pse ato të dyja janë personazhe të famshme, por sepse asnjëherë nuk e kanë fshehur nga sytë e botës raportin e tyre special, qoftë me dedikime apo postime të ndryshme në rrjetet sociale. Po flasim, për Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun dhe besojmë se kemi totalisht të drejtë apo jo?

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por në mesin e atyre që i duan apo i ndjekin në rrjetet sociale ka edhe komente jo fort të mirëpritura ose le të themi të guxuara, që i bëjnë shpesh moderatoret e njohura të Top Channel pjesë të shtypit rozë. Një i tillë ka qenë ai që është shkruar dje në foton e fundit që Arbana Osmani ka postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Një foto e këndshme nga pushimet e fundit që moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” po shijon aktualisht, dhe Xhemi që ka zgjedhur t’i bëjë një koment mikeshës së saj. “E sheh sa mirë kur duron”, i shkruan ajo në foto Arbanës, si për t’i thënë me siguri që është mirë kur pret që të publikosh foton e duhur, atë më të bukurën.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur një koment i një fanseje në profilin e Arbanës. “Se ça bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh me thënë që ja të shkrujta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”, ka thënë ajo.

Sigurisht, që pas një komenti të tillë, Xhemi Shehu nuk mund të qëndronte pa përgjigje, ndaj dhe me pak fjalë ka zgjedhur që t’i mbyllë gojën fanses në një mënyrë krejt origjinale. “Ti se di sa në punë më hyn ky komenti jot për shembull”, i është kthyer Xhemi fanses.

Sa herë që komentohet miqësia e tyre, ka gjithnjë vend për përgjigje, sidomos kur ato përcillen në publik dhe në rrjetet sociale!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here