Sot Ardi Veliu i Policisë duhet së paku të pezullojë ‘again’ e Dibrës

0
112

Nga Kastriot Dervishi.

Duke ndjekur përgjimet e djeshme, nuk ka se si të mos të të vijë keq nga niveli mediokër e partiak ku ka arritur policia jonë. Nga institucion i sigurisë, në vend që të rritet profesionalisht e të zbatojë vetëm ligjin, merret me votime e militantizëm politik.

Ministri i Brendshëm telefonon një shef komisariati dhe i flet për “rrugë institucionale” (!). Anëtari i komisionit të Sigurisë, i premton se ku do lëvizë e ku do emërohet shefi i Policisë. Asnjë deputet dhe as ministri nuk kanë tagër ligjor të emërojnë dhe shkarkojnë policë. Ministri i Brendshëm nuk është polic. Saimir Tahirit i dukej vetja polic dhe sillej si drejtor i përgjithshëm i Policisë.

Në tagrin e ministrit të Brendshëm janë vetëm propozimi për drejtorin e përgjithshëm dhe emërimi i zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të Policisë. Të gjithë emërimit e tjera në Polici i bën drejtori i përgjithshëm i Policisë. Mjafton kjo për të kuptuar derexhenë ku ka përfunduar ky shtet i telefonit dhe propagandës. Në bazë të nenit 4 të ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, policia është depolitizuar.

Sipas nenit 5/dh (parimet e ligjshmërisë) “paanshmëria politike” është kusht për çdo punonjës policie.

Sipas nenit 90 punonjësi i policisë ndalohet të jetë anëtar partie ose organizate politike, të marrë pjesë në fushatë, etj. Më e pakta që duhet të mësojmë sot nga njoftimet e Policisë (të mbushura përditë me lajme ordinere të parëndësishme), është pezullimi nga funksionet policore të agait polic të Dibrës. Pastaj duhet të veprohet me procedurat e përjashtimit nga policia dhe ndjekjes penale për shpërdorim detyre.

Nëse kjo nuk ndodh, e gjithë kupola e Policisë është përgjegjëse. Po ashtu DSIK duhet t’i heqë certifikatën e sigurisë, deputetëve të komisionit të sigurisë që për gjëra kaq të vogla shkelin ligjin. Lëre pastaj çfarë të bëjnë këta për çështje të tjera, të hedhin shtetin të gjithë në erë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here