Standard.al

“Rilindja njeh drogën e krimin”, Erisa Xhixho: Të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë…

0

Nga Erisa Xhixho:

Në një shtet të së drejtes ku institucionet funksiojnë do duhet që sot prokuroria të kishte marr në pyetje dhe të fillonte proçedurat e pergjegjësisë penale duke filluar nga Kryministri Rama, te deputetët e rilindjes tek kriminelët , tek punonjësit e policisë të perfshirë në këtë skemë kriminale të blerjes së votave dhe shantazhit e presionit shtetëror .

Pasi në momentin që ka një ndjeshmëri kaq të madhe publike për zbardhjen dhe vënien përpara drejtësisë të pergjëgjsive të blerjes së votave dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve , ku opozita ka djegur mandatet dhe vendi ndodhet në një krize të thellë institucionale e politike padyshim që në një vend europian prokuroria do kishte prioritet numer 1 dosjet 339/1 dhe 184 për t’ju përgjigjur në kohë sa më të shpejt të këtij interesi kombëtar.

Sot si në çdo vend të europes politika duhet të kishte treguar moral dhe përgjegjshmëri karshi qytetarëve duke treguar që nuk është aty për një karrige ,por për t’i shërbyer njerëzve .

Po kjo nuk ndodh në Shqipëri , sot në mënyrën më të turpshme me një arroganc të pashoq shofim se si njerëzit e përfshirë në këtë shbërje dhe denigrim të shtetit të së drejtës dhe dhunim të demokracisë shfaqen duke na e servirur gjithçka si normale.
Shume turp dhe fyese për gjithë qytetarët shqiptarë.

Kjo pasi prokuroria është nën kontrollin e kësaj maxhorance dhe padyshim frika nga ndëshkimi i zyrtarëve të lartë nuk ekziston.

Dhe çfare ndodh?
Sot të arrestuar janë qytetarët e Shkodrës, doktor Bardh Spahia, qytetarët e Beratit, Kukësit,Skraparit , Kavajes e Lezhës e shumë të tjerë në gjithë Shqipërinë që nuk kanë pranuar të shkelen në dinjitet e në të drejtat e tyre nga kjo qeveri kriminale dhe protestojnë për t’u zbatuar dekreti i Presidentit të Republikes për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sepse ne njohim shtetin e së drejtës, demokracinë , kushtetutën e ligjet kurse Rilindja njeh drogën e krimin, bandat si parime të funksionimit të shtetit.

Të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim elektoral kjo ska asnjë dyshim.

 

Fotografia e Erisa Xhixho

Fotografia e Erisa Xhixho

Fotografia e Erisa Xhixho

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.