Reagon edhe ‘Tërmet i q…a robt’, Gjiknuri nga Dibra në Vlorë për tërmetin e radhës

0
117

Damian Gjiknuri, i deleguari i Edi Ramës për të menaxhuar masakrën elektorale të zgjedhjeve lokale në Dibër në vitin 2016 është zhvendosur në Vlorë, me rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas publikimit të përgjimeve të reja ditën e djeshme ku Gjiknuri shfaqet i eksituar pas ‘tërmetit’ që kishin realizuar me blerjet e votave në Dibër, ditën e sotme ai është bërë ‘i gjallë’ nga qyteti i Vlorës, duke organizuar si duket ‘tërmetin’ e radhës.

Nëpërmjet  një shënimi në faqen e tij në Facebook, Gjiknuri, jo vetëm që nuk shfaq asnjë shenjë përgjegjësie apo turpi, por përkundrazi ka marrë guximin dhe i ka ironizuar përgjimet e publikuara një ditë më parë nga BILD, ku mes te tjerash ai bisedonte plot eufori me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, duke i thënë se ‘ishte shkaktuar tërmet’, pas mbylljes së operacionit për blerjen e këtyre zgjedhjeve.

‘Mirëmëngjes. Pranë furgonit me gocat dhe çunat ‘problematik’ të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak’, shkruan Gjiknuri në FB.

Në një bisedë tjetër me një tjetër person nga zona, kryepolici Aga që merr urdhra nga Gjiknuri thotë, se e ka për detyrë të çojë rezultatin mbi 1 mijë vota përpara kundërshtarit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here