PS miting në Shkodër kurse PD marshim madhështor…Çfarë do ndodh????

0
127

Sot në orën 18:30, në pedonalen e Shkodrës, Partia Socialiste ka njoftuar një miting, ku i pranishëm do të jetë Kryeministri Edi Rama, për të prezantuar kandidatën për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Kurse dega e Partisë Demokratike në këtë qark, ka paralajmëruar po në të njëjtin orar, një marshim madhështor.

”Partia Demokratike Dega Shkodër i bën thirrje çdo Shkodrani të na bashkohet sot në orën 18:30 në marshimin mbarëqytetar në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe votës. Ky marshim do të filloje nga sheshi para Bashkisë Shkodër dhe do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit tonë. Bashkohuni me ne. Për një Shqipëri si gjithë Evropa. Rama IK”,-shkruan në një postim në facebook, ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku.

Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut. Në përgjigjen kthyer PS-së, Bashkia Shkodër argumenton se duke u bazuar në dekretin e Presidentit zgjedhje nuk do të ketë dhe shton se me nisjen e sezonit turistik, ”janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”.

Pas këtij njoftimi, gjatë paradites së sotme, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit nisën monitorimin e vendit ku do të zhvillohet mitingu. Nuk dihet sesi do të shkojë situata por përplasja është e paevitueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here