Standard.al

Plas debat i ashpër mes zyrtarit të PD-së dhe analistëve të qeverisë….Turp i madh!!!

0

Zyrtari i PD-së Tomor Alizoti i ka cilësuar si një turp të madh përgjimet ku është përfshirë e gjithë kupola e PS, ndërkohë që kjo gjë nuk është mirëpritur nga Alfred Peza dhe Plarent Ndreca.

Tomor Alizoti: Në Austri u përgjua vetëm zv.kancelari që nuk ishte i partisë së kursit dhe ra e gjithë qeveria dhe hynë në zgjedhje të parakohshme.

Plarent Ndreca: Dhe e pranoi vetë…

Tomor AlizotiNuk të ndërpreva asnjë sekondë…

Blendi Fevziu: Vazhdo fol me mua, fol për publikun…

Tomor Alizoti: Unë jam një njeri që kam edukatë…

Blendi Fevziu: O Alizoti po ikin minutat…ka mundësi të marrësh pjesën tënde…

Tomor Alizoti: Kjo është një lloj problemi që çdo lloj teme, krize ky e kthen në cic micë…

Kjo është një krizë tragjedi. Kjo është si në Meksike si El Chapo aty është gjithë kupola e

PS e përfshirë në krim elektoral. Dhe është përgjim me vendim elektoral. Dhe është përgjim me vendim gjykate, unë nuk e di si del e mbron….

Plarent Ndreca: Ku është vendimi? Ju flisni për fakte që nuk ekzistojnë…

Tomor Alizoti: Përgjimi. Unë nuk e di si del e mbron ti atë. Ai është një turp i madh .. si dilni dhe mbroni.

Plarent Ndreca: Ju flisni për fakte..ju flisni për fakte që nuk ekzistojnë…

Tomor Alizoti: Aty është ministri është shefi elektoral është Damian Gjiknuri, që thotë do të sjell ca çuna problematik. Ç’punë ka një ministër me çuna problematik? Të të vijë turp ( i drejtohet Alfred Pezës).

Alfred Peza: Leri turpet e mija…merru me çështjen. Nuk keni argumente na shikoni ne dhe ju dukemi si argumente, keni ardhur pa përgatitur.

Tomor Alizoti: Duhet t’ju vijë turp. Ky vend po digjet. Ti më thua mua ç’ është kjo? Presidenti duan ta shkarkojnë.

Vetë duan me hy, bijtë e baballarëve.. bijtë e bllokmenëve. Aty po digjet gjithë e gjithë kupola e PS.

Alfred Peza: Këto janë parulla…

Blendi Fevziu: Ministri, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Kryetari i Komisionit të Ligjeve….

Tomor Alizoti: Kryetari i Komisionit të ligjeve, i cili ka ndikuar për emërimin e Arta Markut dhe do të bëjë reformën në Drejtësi është Komisioni i nivelit të katërt në përgjegjësi…turp i shteti dhe këta bëjnë karagjozllëqe, t’ju vijë turp

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.