Standard.al

Përgjimet e BILD/ Braçe ‘del nga binarët’, bën veprimin e papërshtatshëm me gazetaren!

0

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka relikuiar me gazetaren Ambrozia Meta gjatë një prononcimi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Braçe humbi durimin gjatë pyetjeve që iu drejtua për përgjimet e BILD. Përveç kësaj, ai bëri një gjest të papërshtatshëm duke i vendosur dorën në supe gazetares.

Gjatë fjalës së tij, zëvendëskryeministri nuk pranoi se përgjimet tregojnë se janë blerë vota nga PS.

“Përgjimet i kam dëgjuar edhe unë. Këto janë përgjime partiake që ata me  pistoletë në dorë kanë kërcënuar njerëz. Kanë goditur edhe makinën e policisë së shtetit. Mbi të gjitha është prokuroria që duhet të vërtetojë vërtëtsinë e tij. Unë nuk jam akoma socialist i vjetër. Ndreu nuk thotë që secili mësues në qarkun e Dibrës  nëse nuk votojnë në PS do te fluturojnë nga puna. Ai ka folur me një drejtues të PS-së. Sipas ligjit drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitetin politik. Përgjime për çfarë? Kush ka folur për përgjime? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e Vangjush Dakos, nuk flitet në asnjë germë për ofrim të parave.  Në rast se identifikohen raste të tilla të blerjes së votave, duhet të mbajë përgjegjësi. Ata kanë blerë vota, kanë kërcënuar me armë”, u shpreh Braçe.

Duke u ndaluar te përgjimet e Shijakut, numri 2 i qeverisë, në një farë mënyrë, bëri avokatin e Astrit Avdylajt.

“Kush e thotë që çdo njeri që ndodhet në burg konsiderohet koka e një grupi kriminal? Njihet edhe institucioni i rehabilitimit. Në përgjimet (Dako-Avdylaj) që kam dëgjuar unë s’flet për punë lekësh e votash. Për listën e punonjësve duhet ta çoni hetimet edhe në fund. Prokuroria duhet të thellohet në çështjet e hetimeve të saj. Përgjegjësi i ujësjellësit ka hequr njeri nga puna, ka pasur nën tagër lëvizjen e dikujt? Këtë e përcakton hetimi i prokurorisë”. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.