Standard.al

Paralajmërim i fortë për 30 Qershorin: Mund të ketë të vrarë, Rama s’do hyjë dot më në Shqipëri…

0

Analisti Nikoll Lesi ka bërë një tjetër paralajmërim për 30 Qershorin, ku thotë se do të ketë viktima dhe të vrarë.

Lesi thotë se Rama duhet të heqë dorë nga zgjedhjet, ndryshe do ketë viktima, ndërsa ai nuk do të mund të hyjë më dot në Shqipëri.

“Ajo që i frikësohej populli, po ndodh. Ka filluar përplasja fizike mes policisë së Ramës dhe morisë së njerëzve që nuk pranojnë votime me një parti, bile me një parti e cila siç del nga BILD, ka blerë zgjedhjet në qershor 2017 me një skemë mafioze me bosët e drogës.

Kryeministri Rama, u mendua nga njerëzit e arësyes se do të reagonte me mençuri, pasi ai e di mirë se si filloi viti ’97, bile ka shkruar asokohe sapo filluan vjedhjet e zgjedhjeve në maj 1996. Por paska harruar gjithçka ka ndodhur, ka shkruar dhe se ç’mund ti ndodhë popullit sot dhe nesër atij, personalisht.

Edi Rama duhet urgjent të heqë dorë nga ideja e çmendur e zgjedhjeve me 30 qershor. Gjithnjë nëse nuk do gjak dhe të vrarë!

Ai ka shansin e fundit ti thërrasë arësyes dhe të tërhiqet nga kjo humnerë ku po na çon, si popull.

Nëse e bën tërheqjen do ketë mirësinë e çdokujt, por nëse vazhdon me forcë, dhunë, përplasje duke e çuar vendin në konflikt civil do të mbahet mend si njeriu që nuk duhet  të ketë kurajon të hyjë më në Shqipëri”, shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.