Standard.al

“Nuk mund ti “përdhunoni” njerëzit e qytetit të Shkodrës”/ Thirrje e fortë: Ose të gjithë në burg…ose në arrati

0

Shkodra është përfshirë nga trazirat këtë pasdite. Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë dhe është shënuar edhe përplasje me policinë.

Forcat e rendit kanë bllokuar aksin kryesor të qytetit, ndërsa protestuesit e opozitës të kryesuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tentojnë të kalojnë. Policia ka përdorur spraj, ndërsa në përplasje nuk kanë munguar edhe përdorimi i sendeve të forta.

Gjatë tubimit, forcat e rendit kanë përdorur spraj gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Si pasojë e gazit, disa protestues janë lënduar.

Kryetarja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se qyteti është i vendosur të mos presë Edi Ramën, të cilin e ka quajtur “kriminel”. Ademi tha se më datë 1 korrik ose demokratët do të jenë në burg, ose do marrin arratinë. Ademi theksoi se kjo është një protestë qytetare. Ademi vlerësoi se vendi është në emergjencë kombëtare.

“Ne jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur shpirtin. Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi në burg, si Bardh Spahia, ose të marrim arratinë. Të kemi një eksod të dytë. Ne nuk jemi këtu as me gaz lotsjellës, as me helm. Jemi me duar të hapura. Ne kemi dalë për tu thënë të vërtetën qytetarëve. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjithë ndërkombëtarëve, ne jemi në emergjencë kombëtare. Nuk kemi ndërmend të lemë shtëpitë tona, të lemë qytetin tonë. Nuk mund të lejojmë një klikë kriminale të na marrë shpirtin”, u shpreh Ademi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.