Standard.al

“Nga çfarë kopeje kemi shpëtuar”/ Veliaj fyen protestuesit!!! Nga shpellarë, huliganë tani i quan kope…

0

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka zgjidhur gjuhën dhe  fyen ata që protestojnë.

Ndërsa vijon takime në kuadër të votimeve që pretendon se do të zhvillohen më 30 qershor, me një gjuhë urrejtjeje, Veliaj shprehet “mezi pres që të vijnë nesër në Tiranë që të shikojmë se nga çfarë kopeje kemi shpëtuar”.

Deklarata e Veliajt vjen një ditë para protestës së thirrur nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkesa e vetme e deritanishme është “Rama ik”.

Më parë Veliaj i quante protestuesit shpellarë, huliganë dhe vandalë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.