Standard.al

Kërcënim diktatorial, asnjë ligj nuk e ndalon lëvizjen e lirë jashtë shtetit! Reagon ashpër Manjani…

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka hedhur poshtë juridikisht, kërcënimin e kreut të qeverisë ndaj protestuesve në mbarë vendin se kush cenon zgjedhjet, do të ndalohet të dalë jashtë vendit për vite me radhë.

Manjani ka cituar një nen të Kushtetutës, si më poshtë: “Sa për informacion. Kërcënimi diktatorial se me ligj nuk do lejojet largimi jashtë shteti, nuk pi ujë sipas Kushtetutës ende në fuqi të Republikës. Shiheni nenin 38.2 të saj.

Askush e as ligji nuk mund të ndalojnë lëvizjen e lirë jashtë shtetit. Populli shqiptar ka rënë dakort me këtë Kushtetutë, pikërisht për t’u mbrojtur nga qeveri të qorrollepsura si kjo e sotmja.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.