Ish-deputetja: PS një organizatë kriminale, lezhjanët do mbrojnë demokracinë

0
101

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, për Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, në një intervistë për ”Koha Jonë”, e cilëson PS-së si një organizatë kriminale. Duke folur për situatën e fundit me KZAZ-të, ajo thekson se: ”Presidenti e ka vendosur pasi anulluar datë e 30 qershorit! Ne jemi në mbështetje të dekretit te Presidentit! Por nëse aktorët e përgjimeve vazhdojnë të këmbëngulin për zgjedhje me “Modelin e Dibrës”, se si do veprojmë, kjo do të shihet në momentin e duhur”.

PS deklaron se do të fitojë zgjedhjet me 30 qershor. A do të ketë zgjedhje në Lezhe në këtë datë?

PS ka degraduar në një parti qesharake dhe mediokre, përveçse është shndërruar në një organizatë kriminale kundër demokracisë dhe rendit kushtetues! Aq qesharake është bërë saqë propagandon se do të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë politikë. Përgjimet e faktojnë se PS nuk do zgjedhje të lira. Dhe zgjedhje fasadë sa për sy e faqe, jo të lira, s’mund të ketë dhe nuk do të ketë, as në Lezhë, as diku tjetër. Nëse tentohet, 30 qershori do të jetë gremina e Partisë Socialiste prej të cilës nuk do të mund të dalë për shumë vite. I bëj thirrje socialistëve, largoni dhe dëboni Edi Ramën që të mund të bashkëjetojmë politikisht si njerëz të qytetëruar, pa kriminelë e pa presione.

Policia po arreston njerëz që bllokojnë KZAZ-të dhe po përdor gazlotsjellës. Si do i bllokoni zgjedhjet?

Në fakt zgjedhje nuk ka me 30 qershor! Presidenti e ka vendosur pasi anulluar datë e 30 qershorit! Ne jemi në mbështetje të dekretit te Presidentit! Por nëse aktorët e përgjimeve vazhdojnë të këmbëngulin për zgjedhje me “Modelin e Dibrës”, se si do veprojmë, kjo do të shihet në momentin e duhur. Por është vendosur tashmë se nuk do te ketë zgjedhje me Ramën! Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën! Lezha e di këtë, lezhjanët janë të gatshëm të mbrojnë Demokracinë, Rendin Kushtetues dhe Pluralizmin në vend!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here