Denoncim/ Ja kush janë 2 demokratët të dhunuar barbarisht nga Policia…

0
183

 

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar në rrjetet sociale, dhunën e ushtruar nga Policia në Mat ndaj të rinjve të FRPD-së, në valën e protestave kundër zgjedhjeve të paligjshme. Kujtojmë se po dje, Policia ndaloi edhe kryetaren e FRPD Mat, Denisa Vatën dhe fotografia e saj pas hekurave bëri bujë në media. Sot Këlliçi shprehet se dhuna mbi rininë është një arsye më shumë për të protestuar nesër:

“Kejdi Premçi dhe Shkëlzen Xhetani, dy djem ndër më aktivët të FRPD-së Mat, u dhunuan dje barbarisht gjatë shoqërimit nga Policia e Sandër Lleshit tek ura e Matit. Lleshi dhe shefi i Lleshit, Edi Rama, do të mbajnë së shpejti përgjegjësi për çdo akt dhune ndaj të rinjve matjanë e kudo në Shqipëri.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar nesër për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë si Europa, për Shqipërinë që meriton çdo qytetar i këtij vendi. Bashkë nesër, 21 qershor, ora 20:00,” nënvizon Këlliçi.

Në foton më poshtë, kryetarja e FRPD Denisa Vata nga komisariati i Matit 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here