Avokati Goxhaj ‘shuplakë’ avokates së Popullit: Qelitë po mbushen me të burgosur politik

0
111

Avokati Altin Goxhaj i ka dhënë një ‘shuplakë’ avokates së Popullit Erinda Ballanca, teksa i kujton mos reagimin e saj lidhur me arrestimet e anëtarëve të opozitës, që ka bërë policia.

Në një shënim në Facebook, ai shprehjet se jemi në një regjim diktatorial, pasi qelitë po mbushen me të burgosur politikë.

REAGIMI

Deklarata që do të duhej të bënte sot një Avokat i Popullit ns do të kishim një të tillë (jo kjo Avokotja e Popullit të Pallatit të Lulit) mbi mbushjen e dhomave të paraburgimit me popullin opozitar:

QELITË PO MBUSHEN ME TË BURGOSUR POLITIK!!!

NDAJ JEMI NË NJË REGJIM DIKTATORIAL!

Analiza:
Përplasjet e qytetarëve opozitar dhe zyrtarëve të opozitës me policinë dhe KZAZtë nuk janë vepra penale por reagim politik në mbrojtje të Kushtetutës dhe rendit kushtetues në vakumin kushtetues të krijuar nga Rilindja me Reformën Soros në Drejtësi!
Nuk është faji i popullit dhe protestuesve që ka ka një Vrimë të Zezë Kushtetuese që prodhon “Zgjedhje” (apo më saktë Votime) AntiKushtetuese që cënojnë rëndë të drejtat dhe interesat kushtetuese të shtetasve.

Kjo përcakton ligjërisht që çdo arrestim, proçedim apo akuzë për dënim penal është absolutisht i paligjshëm pasi qytetarët kanë të drejtë të mbrojnë rendin kushtetues kur ai cënohet nga pushteti, pasi është e vetmja garanci që ka çdo qytetar që pranon të bashkëjetojë në një komunitet.

Tani kthehemi te argumenti kryesor:
Përderisa çdo përballje e qytetarëve me policinë shkaktohet nga vakumi kushtetues që shkaktoi Rilindja dhe Soros me Reformën në Drejtësi, atëherë
NUK KEMI VEPRA PENALE
por
VEPRIME POLITIKE DEMOKRATIKE TË QYTETARËVE

Kujtesë: “Veprimi politik demokratik” në shkencat politike nuk presupozon zbatim të përcaktimeve ligjore mbi ndalimet apo lejimet në Kodin Penal. Ns do të ishte kështu Muri i Berlinit nuk do të binte kurrë, 8 Dhjetori nuk do rrëzonte diktaturën komuniste, India nuk do kishte fituar pavarësinë nga Britania, afroamerikanët nuk do fitonin të drejta të barabarta në shumë shtete të SHBA!

Pra të proçeduarit, arrestuarit, të paraburgosurit e shumtë (qindra) nuk janë keqbërës apo të izoluar për shkak se janë shoqërisht të rrezikshëm dhe duhen izoluar për të mos cënuar sigurinë e rendit publik dhe aq më pak t’a kenë shkelur dhe cënuar atë.

Objektivi, targeti i popullit opozitar janë institucionet antikushtetuese (që po cënojnë të drejtat politike të qytetarëve) dhe jo dyqanet, shtëpitë apo institucionet publike apo pronat e komunitetit.

Duke qenë se jemi përballë një aksioni politik dhe përballje demokratike dhe jo veprave penale, ÇDO ARRESTIM, DHUNIM, BURGIM dhe çdo formë represive ndaj popullit opozitar është ARRESTIM, DHUNIM DHE BURGIM POLITIK.

Duke qenë se që prej 1990-1991 me ndryshimet kushtetuese është hequr akuza dhe burgimi politik, në Shqipëri sot konsiderohet lligjërisht se po MBUSHEN BURGJET DHE KOMISARIATET ME TË BURGOSUR POLITIK ndërsa prokuroritë janë kthyer në Hetuesinë e dikurshme bashkë me gjykatat e diktaturës.

Për këto arsye i gjithë zinxhiri komandues dhe zbatues ka shkelur Kodin Penal për privimin e paligjshëm nga liria të shtetasve dhe duhen dënuar në rastim më të parë, ndërsa të gjithë të paraburgosurit duhet të lirohen menjëherë!!!)
____________________
Por siç e kuptoni, kjo deklaratë nuk ka dalë, nuk del dhe as mund të dalë nga Avokatja e Popullit të Pallatit të Lul Sorosit, e cila u vu nga Luli në 17 Maj 2017 që të jetë Avokatja e Rilindjes dhe Sorosit!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here